ShowBiz

Martohet Afërdita Dreshaj, dalin pamjet nga dasma e çmendur

Mbrëmjen e djeshme modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me partnerin Jakub Kindl . Në një ceremoni madhështore që u mbajt në një hotel në bregdet në Miami Beach, Afërdita dhe Jakub i thanë “Po!” njëri-tjetrit.

Pjesë e dasmës si shoqërueset e nuses ishin edhe modelja e njohur Xhesika Berberi, si dhe e motra e Afërditës, Jehona Dreshaj. Veçantia e shoqërueseve të nuses ishin se ndryshe nga dasmat e tjera, ato ishin të veshura komplet me të zeza.

Në fotot dhe videot që Xhesika dhe Jehona kanë shpërndarë në profilet e tyre, shihet fustani përrallor i Afërditës, e cila duket e mrekullueshme në ditën e dasmës së saj. Po ashtu, ato kanë ndarë mjaft foto të ëmbla të çiftit nga dasma e tyre madhështore dhe atmosfera tejet festive. Urime çifti!

Link: https://www.instagram.com/xhesikaberberi/