ShowBiz

Në dyvjetorin e lidhjes, Merlin tregon se si e propozoi Joni. Do shkriheni së qeshuri

Sot është një ditë speciale për Jon Gjebrean dhe Merlin Haxhiymeri. Çifti i njohur festojnë sot dy vjetorin e lidhjes.

Si rrallëherë e fejuara e Jon Gjerbreas, djalit të moderatorit të njohur shqiptar Ardit Gjebrea, bëri një dedikim dashurie dhe zbuloi disa detaje që nuk i dinim.

Merlin Haxhiymeri postoi foto në Instagram, ku tregon disa nga momentet më interesante që ka kaluar çifti.

Dhe ai që tërhoqi vëmendjen ishte propozimi që ka marrë nga Joni me një patatinë në formë rrethi.

“Ai më bën gjithmonë të qesh, më mban, më surprizon dhe më propozoi për herë të parë me një patatinë rreth”, shkruan Merlin.

Ajo i mbyll postimet me shkrimin, se nuk është shpesh kaq romantike kështu që Joni duhet të përfitojë nga ky rast.

Link: https://www.instagram.com/merlin.haxhiymeri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkoojgJA7WJ/?taken-by=jon.gjebrea