Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek Jakub Kindl u lidhën në martesë pak ditë më parë. Dasma madhështore u zhvillua në Miami të SHBA-ve, ku përveç miqve të Jakubit ishin të ftuar edhe miq të afërt të Afërditës.
Në vetëm pak orë pas dasmës çifti i sapo martuar janë nisur për muaj mjalti. Sportisti e ka surprizuar Afërditën dhe janë nisur për në një resort luksoz në Karaibe.
“Kjo është surpriza për muaj mjalti që mora këtë mëngjes, nuk dija asgjë”, ka shkruar ende e magjepsur Afërdita. Më pas ka publikuar edhe disa pamje nga resorti superluksos në pishinën e të cilit noton topless.