Më morinë e “muzikës shqiptare” që prodhohet pafund e nëse do kishte një format linear, do matej me kilomtra në ditë, ekziston dhe një numër i limituar instrumentistësh dhe edhe më i limituar kompozitorësh, që ruajnë autenticitetin e tyre me produkte nga rrënja deri në degë origjinale dhe me orkestrime reale e jo të kompiuterizuara.
Sot do flasim pak për një kompozitor të talentuar dhe me formim të njëmendët artistik. Pikërisht për Lambert Jorganxhi.
Puna e tij shumëvjeçare flet vetë për cilësinë dhe seriozitetin e projekteve të tij artistike. Krijues me muze të kahershme dhe instrumentist tejet i përgatitur, me pasionin e tij Jorganxhi ka sjellë së fundmi një punë të lavdërueshme instrumentale me titull “Si diell”. E cila qëlloi së solli diellin pas një muaji të ngarkuar me shi.
I pyetur nga Arkiva News mbi këtë projekt, Lambert Jorganxhi sqaron se ideja e klipit ka lindur nga dëshira për të sjell një të tillë me muzikë instrumentale, në një treg ku mungojnë fare klipe të tilla.
“Me “Si diell” jam nisur për të sjellë muzikë “bio” dhe jo “Fast food”. Dhe them se ia kam mbërritur qëllimit me një bisanova-tango, ku mbizotëron kitara dhe violina. Një dhuratë me rastin e nisjes së verës, për të gjithë adhuruesit e muzikës së vërtetë.
Pas projekteve të tilla ka gjithnjë emra të përveçëm instrumentistësh dhe jo thjesht nofka nga DJ që prodhojnë loop-a.
Ndaj dhe doja të falenderoja fort bashkëpuntorët e mi në këtë klip. Në violinë Ergi Papadhimitri, kitarë Ervin Telo, violinë, Viola Papadhimitri, kajon Jetmir Alku. Muzika modestisht është e imja, por gjithnjë në bashkërendim me kolegët” na sqaroi kompozitori i talentuar.
Foto&Video: https://www.youtube.com/watch?v=2En-lqj8f80&t=81s