“Mi dhe flakë mallit tim”nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca ka rezultuar një bashkëpunim i suksesshëm dhe po dëgjohet ngado. Në klipin e kësaj kënge, Luana u shfaq me një model flokësh ndryshe, ku ka kapur gjysmën e flokëve lart dhe që prej asaj kohe, moderatorja i stilon në këtë mënyrë flokët.
Ajo thotë se i pëlqen shumë ky model, pasi e ka krijuar vet. Mirëpo, duket se Beyonce ia ka vjedhur këtë stil flokësh Luanës.
Në disa foto që këngëtarja e famshme ka postuar së fundmi në Instagram, ajo shihet me të njëjtin model flokësh njësoj si moderatorja.
Sigurisht që kjo nuk i ka shpëtuar Luanës, e cila ka shkuar deri aty sa e ka akuzuar këngëtaren dhe i ka komentuar në një foto, duke i thënë: “Pse mi ke kopjuar flokët dhe ti moj?”
Link: https://www.instagram.com/p/BkvzFdNlu5Q/?taken-by=beyonce
https://www.instagram.com/p/BkI1X7RHm1B/?taken-by=luanavjollca
Link: https://www.instagram.com/p/BkI1X7RHm1B/?taken-by=luanavjollca
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bj0DXOHnFLl/?taken-by=luanavjollca