Emocione të papërshkrueshme për familjarët e vogëlushes 1 vjeçare e cila ka dëgjuar tinguj për herë të parë.
Ayla, është një vajze e vogël amerikane, e cila iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, pasi lindi e shurdhët.
Një pajisje elektronike, zëvendëson pjesën e brendshme të veshit, duke kontribuar në dërgimin e mesazheve zanore në tru. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë më komplekse se aparatet akustike që dërgon tingujt e fortë.
Vajza reagoi shumë mirë ndaj operacionit dhe tani arrin që të njohë tingujt dhe të reagojë edhe ndaj muzikës.
Reagimi plot gjallëri i vajzës ndaj tingujve, ka përlotur nënën e saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=9e-MTMJYJ7U
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io