2Pac është legjendë për të gjithë adhuruesit e repit, edhe pse kanë kaluar plot 22 vite që prej vdekjes së tij, ai ende dëgjohet me shumë ëndje falë mesazheve të tij plot botëkuptim.
Më 7 shtator të vitit 1996, Tupac u qëllua me armë zjarri katër herë, duke ndërruar jetë 6 ditë më vonë në spital, më 13 shtator. Asnjë njeri nuk mbajti përgjegjësi për vdekjen e Tupac dhe deri më tani, personi që e pati qëlluar reperin e famshëm, ka ngelur një mister.
Por, së fundmi, Keefe D, xhaxhai i Orlando ‘Baby Lane’ Anderson, ka rrëfyer se ka parë gjithçka dhe e di se kush e vrau Tupac. Ai është shprehur se tashmë vuan nga kanceri dhe ka vendosur që ta bëjë publike historinë e tij sepse nuk ka më frikë nga asgjë.
“Kam qenë një tutor prostitutash, trafikant droge dhe jam i vetmi që është gjallë që mund të thotë të vërtetën rreth historisë së vrasjes së Tupac. Njerëzit më kanë përndjekur për 20 vjet. Po dal tani hapur sepse vuaj nga kanceri dhe nuk kam asgjë tjetër për të humbur. Tani dëshiroj të them të vërtetën. Unë bashkë me nipin tim dhe dy të tjerë – Terrence ‘T-Broën’ Broën dhe DeAndre ‘Dre’ Smith – ishim në një makinë Cadillac duke qarkulluar në Las Vegas, duke kërkuar për 2Pac, si një hakmarrje për dhunimin e nipit tim (Orlando Anderson). Kur e pamë na u errësuan sytë, ai që shkrepi armën ishte nipi im Anderson, i cili u vra në vitin 1998 gjatë një shkëmbimi zjarri në Los Angeles”, ka sqaruar ai duke hedhur dritë mbi një nga vrasjet më të bujshme në botën e muzikës.
https://www.instagram.com/p/BNh9UlIh5IW/?taken-by=2pac
Link: https://www.instagram.com/p/BNh9UlIh5IW/?taken-by=2pac
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BQdzLI-jhML/?taken-by=2pac
Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/tupac-murder-solved-suspect-keefe-12837183