ShowBiz

Drake i vodhi këngën, Elinel merr vendimin drastik

Akuzat reperi shqiptar Elinel ndaj Drake për plagjaturë janë vërtetë të rënda. Kënga “Can’t take a joke” qenka në tekst dhe muzikë e vjedhur. Elinel publikoi edhe video në Instagram ku tregonte ngjashmërinë e këngës së Drake me të tijën, e publikuar në vitin 2012.

Sakaq, Elinel ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Nin” u shpreh se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore.

“Unë e mora vesh kur shkruajtën shumë persona në Instagram. E dëgjova këngën, ngjasonte, s’dua t’i hyj a e ka vjedh, a s’e ka vjedh. Postova videon ku tregova ngjashmërinë mes këngës sime dhe të atij. Filluan pastaj, ‘jo ai nuk të njeh, jo kështu’. Në rregull ai mund të mos më njohë, por më njohin tekstshkruesit e tij se ai nuk i shkruan vetë. Faqja e tij po sulmohet me komente. Ata nuk më kanë kontaktuar, as menaxheri i tij nuk e ka kontaktuar timin. Tani do të shohim, nëse ndërtohet një çështje solide, duhet ta studiojmë ligjin mirë, plagjiatura. Nëse ligji është në anën tonë, pse jo”, u shpreh Elinel.

Link: https://youtu.be/j0Y6pTB7XFw?t=465

https://www.instagram.com/p/BknrSLCnphk/?taken-by=officialelinel

Link: https://www.instagram.com/p/BknrSLCnphk/?taken-by=officialelinel

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg3XsqahuAo/?taken-by=officialelinel