Ka qenë një mbrëmje speciale dhe paksa e çmendur ajo e djeshmja për këngëtaren e famshme.
Samanta Karavella ka festuar mbrëmjen e kaluar 28-vjetorin e saj dhe miqtë i kishin përgatitur një festë surprizë buzë një pishine, me qirinj dhe atmosferë tepër të këndshme.
Vetë Samanta na ka dhënë disa detaje mbi festëne e realizuar me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Siç shihet në foton e mëposhtme, këngëtaren në orën 00:00 e kanë hedhur në pishinë me gjithë rroba, teksa shpërthenin edhe fishekzjarre.
Link: https://www.instagram.com/samantaofficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bksc_Nchh6q/?taken-by=samantaofficial