Sport

Franca në finale, Parisi bëhet skena e një feste të madhërishme

Në shkallët e stadiumit të Shën Petersburgut atmosfera mes francezëve ka qenë elektrizuese, por Paris euforia ka qenë madhështoredhe nuk janë kursyer çmenduritë.

Pas vërshëllimës së trefishtë kundër Belgjikës, tifozët kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë bllokuar trafikun.

Madje, frenezia ka arritur deri aty sa njerëz të ekzaltuar përtej masës kanë vrapuar mbi makinat të parkuara dhe të tjera që kishin mbetur në trafik të palëvizura, por edhe mbi autobusë. E gjithë kjo festë për disa momente ka përhapur edhe pak panik dhe ndërhyrja e forcave policore ka qenë e vështirë, duke marrë parasysh se turma euforike sa vinte dhe shtohej, ndonëse situata është qetësuar me kalimin e minutave, por dëmet e shkaktuara nga këto festime kanë qenë të konsiderueshme.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=e07XKKN6Tjc

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=e07XKKN6Tjc