ShowBiz

Marina dhe Getoari në Firence, vizitojnë një nga vendet më luksoze dhe ekskluzive në Itali

Për këto pushime verore Marina dhe Getoari kanë zgjedhur Italinë dhe këtë e kemi kuptuar nga fotot që ata kanë postuar në Instagram direkt nga Firenze. Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë destinacion që zgjodhën Marina dhe Geti?

Eshtë pikërisht restoranti “Sabatini” i cili prej 100 vitesh është ndër më të mirët në Itali.

Sabatini me më shumë se njëqind vjet histori ka qenë gjithmonë në zemrën e lashtë të qytetit, disa hapa nga Duomo i Firences. Restoranti Sabatini ka kaluar tashmë shekullin e jetës. Restoranti u hap në vitin 1914 në rrugën Valfonda, pranë stacionit aktual që u ndërtua gjatë periudhës fashiste. Për këtë arsye, për vite me rradhë ka qenë restoranti i vetëm në Itali i lidhur dhe i mbrojtur plotësisht nga Departamenti i Arteve të Bukura.

Sabatini” është i vetmi restorant në botë i specializuar në gatim me flakë (flambé). Një përvojë unike të cilën Marina dhe Getoari patën shansin ta shijojnë mbrëmjen e djeshme.

Koston janë disi të larta, por është një përvojë gastronomike që vjen një herë në jetë.

Link: https://www.instagram.com/ghettogeasy/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlFhy6BAba0/?taken-by=ghettogeasy