Majk dhe ish partnerja e tij, Majlinda Zeka, kanë mes tyre një djal të quajtur Roan i cili mbushi një vjeç pak kohë më parë.
Në media është përfolur shumë se Majk nuk kalon shumë kohë me të birin e tij, por reperi nëpër intervista të ndryshme ka rrëfyer se ai e do shumë djalin dhe i bën dhurata shumë të shtrenjta, siç janë veshjet e ndryshme.
Kështu, të gjithë fansat e tij kanë menduar se pavarësisht se nuk qëndron shumë me të për shkak të koncerteve të shumta, Majk e mbështet financiarisht djalin e tij, ashtu siç bëhet në të tilla raste, kur prindërit nuk janë bashkë dhe fëmija është nën 18 vjeç.
Mirëpo, duket se ky nuk qenka rasti i reperit. E pyetur nga një fans ditën e sotme nëse Majk e mbështet financiarisht Roanin e vogël, mamaja e tij, Majlinda, e ka mohuar diçka të tillë. “A kujdeset financiarisht babi i Roanit për djalin e tij? Ps. Je nënë perfekte dhe moderne”, ka shkruar fansi, ndërsa Majlinda i është përgjigjur “Jo nuk kujdeset”, duke i shokuar të gjithë ndjekësit e saj dhe fansat e reperit.
Kujtojmë se djali i Majk, jeton me mamanë e tij Majlindën, e cila i ka hapur atij edhe një profil në Instagram. Ndërkohë kujtojmë se karriera e Majk por njeh nivele të tjera suksesi me ecurinë e shkëlqyer të klipit “Paris Milano”.
Link: https://www.instagram.com/majlindazeka1/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=zsIhZ5JdyU4
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjKlA4EAGPf/?taken-by=majlindazeka1