ShowBiz

Pse gjithë aktorët po bëhen moderatorë? Ervin Bejleri tregon arsyen

Ndonëse sot i shohim si moderator të suksesshëm, ata në profesion janë aktorë.

Rozana Radi, Ervin Bejleri, Ermal Mamaqi, Gent Zenelaj, Romir Zalla janë emra të ekranit shqiptar që u prezantuan për publikun si aktorë dhe përfunduan moderatorë emisionesh.

Ervin Bejleri nisi karrierën e tij tek emisioni i humorit “Portokalli” ku qëndroi 3 sezone dhe më pas përfundoi moderator. Në një intervistë për emisionin “BOOM”, ai ka zbuluar arsyen përse pjesa më e madhe e aktorëve kanë filluar të punojnë si moderatorë.

Popullariteti dhe komoditeti financiar, përpos kësaj, vijueshmëria e projektit, janë disa nga arsyet. Për më tej mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/RmYUHDPD2M4?t=812

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkSK9R0B5mZ/?taken-by=vinbejleri_official