ShowBiz

Brenda festës së ditëlindjes së Arilena Arës. Miqtë surprizojnë këngëtaren

Falë talentit të saj ajo ka arritur te korr një sukses të madh jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufinjve. Këngëtarja e njohur Arilena Ara  së fundmi ishte e ftuar në Rusi ku përformoi në Club Fun Zone të kampionatit Botëror.

Arilena sot feston ditëlindjen dhe besojeni ose jo ajo mbush 20-vjeç. Miqtë e saj më të ngushtë si dhe stafi që e menaxhon këngëtaren i kishin organizuar një surprizë mbrëmë kur ora ka shënuar 00:00. Ajo është emocionuar kur ka parë të gjithë miqtë e ngushtë të mbledhur së bashku. Ka qenë vetë këngëtarja që në Instastory ka postuar disa video dhe foto me urimet që miqtë i kanë bërë dhe pak detaje nga darka e cila ishte e dekoruar me detaje dhe mbahej në një nga restorantet e kryeqytetit.

Festa vazhdon edhe sot gjatë gjithë ditës dhe besojmë se do të shohim edhe foto apo video të tjera nga festa surprizë.

Link: https://www.instagram.com/arilenaaraa/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhlsAX6h9Nd/?taken-by=arilenaaraa