ShowBiz

E pyesin për marrdhënien me Noizyn, Enca lë fansat me “gisht në gojë”

Në fillim të karrierës së saj premtuese, Enca bashkëpunonte ngushtësisht me Noizyn. Gjatë kësaj periudhe janë publikuar një sërë hitesh, me labelin OTR. Një deklaratë e bërë në një nga emisionet në Kosovë, i kushtoi Encës përzënien nga grupi. Vendimi qe pikërisht i Noizyt.

Ndërkohë që këngëtarja vazhdon ende ta quajë veten ‘Self made’, ka sërish nga ata që e pyesin për Noizyn. Falë opsionit më të fundit që Instagram ka ofruar për përdoruesit, jep mundësinë që t’iu bëjnë dhe të bëjnë pyetje. “A mban ende kontakt me…”. (Emri i reperit është i mbuluar nga imazhi i një lapsi), ka qenë një nga pyetjet për Encën.

“Mos më pyesni për të shkuarën. E shkuara mbetet e shkuar dhe nuk kthehem pas për ansjë arsye”, përgjigjet këngëtarja.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LsA1jJTNfnE

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=LsA1jJTNfnE