ShowBiz

Erion Isai nuk ka hequr dorë nga Bes Kallaku edhe pse është bërë drejtor. Gati projekti

Aktori Erion Isai deklaron se se projektet e tij me aktorin Bes Kallaku do të vazhdojnë dhe se nuk ka ndërmend të ndahet nga miku i tij i ngushtë. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv mëngjesin e sotëm ai është shprehur se bashkëpunimin me Besin nuk do ta ndërpresë dhe dyshja do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri.

Pavarësisht angazhimit të ri si drejtor i QKKF, Isai thotë se do kemi lajm shumë shpejt në këtë aspekt. Bashkëpunimin tonë nuk do ta ndërpresim, se si do të jetë ky angazhim do ta themi shumë shpejt.
I pyetur nëse do të jenë sërish bashkë , drejtori i QKKF, Erion Isai, i përgjigjet shkurt “ Po, Besi është miku im më i veçantë.”

Erion Isain që të gjithë e njohim kryesisht për batutat në shfaqjen e humorit “Portokalli”, ka vetëm pak javë që është në krye të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wdMYiv3586g

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel