ShowBiz

Nga kulla e Mic Sokolit, rikthehet Stresi me një këngë patriotike

Pak ditë më parë reperi i mirnjohur Stresi u kërkoi ndjesë fansave të tij, për vonesën në publikimin e klipit të ri. Detajet e bëra të ditura për Arkiva News, e justifikojnë mjaftueshëm këtë vonesë. Pasi kemi mësuar se njëri nga dy projektet që Stresi ka gati për publikun, trajton një tematikë thellësisht patriotike.
Xhirimet për të po realizohen në një vend me vlera të vërteta historike.

Shumë shpejt do publikohet bashkepunimi i Stresit me Arif Dushaj. Pamjet e ardhura ekskluzivisht për Arkiva News janë nga kulla e Mic Sokolit ku janë xhiruar disa skena të klipit. Bëhet fjalë për rikthimin në ritme moderne të një kënge të vjetër patriotike me titull “Me Krah Shqipe Nga Tropoja, Ty Ket Kong Kosove Ta Knova ”. Po ashtu një jave pas publikimit të kësaj kënge do publikohet “Gun Shot” në stilin tipik të Stresit në bashkëpunim me Anestezionin.

Pra “GTA” nuk do mbetet hiti i vetëm i Stresit për këtë verë.

https://www.instagram.com/p/BlSzmpmnPCV/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/p/BlSzmpmnPCV/?taken-by=stresi

Link: https://www.youtube.com/watch?v=V6m3vMXhyqk

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg4SPFXBLql/?taken-by=stresi