Era Istrefi bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo dhe Kosova vetëm me një performancë. Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam kënduan himnin e botërorit mbrëmjen e finales. “Live it up”, që është kthyer në kryefjalën e ditëve të nxehta verore.
Arritjet e saj për këtë vit kanë qenë të shumta ndaj dhe ka ardhur koha që këngëtarja e hitit “Bon bon” të vlerësohet edhe nga vendi i lindjes.
Për sukseset e jashtëzakonshëm të saj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekorojë sot me “Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”.
Kujtojmë se edhe Rita Ora e mori këtë medalje më 17 shkurt, pas koncertit të Pavarësisë së Kosovës.
https://www.instagram.com/p/BldGc0rjHIz/?taken-by=eraistrefi
Link: https://www.instagram.com/p/BldGc0rjHIz/?taken-by=eraistrefi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BldGc0rjHIz/?taken-by=eraistrefi