Liberta Spahiu, prej disa javësh është duke qëndruar në vend egzotik si Zanzibar në Tanzani, ku ka ndarë me ndjekësit mjaft foto nga plazhet përrallore.
Ditën e djeshme, ajo ka zhvilluar një intervistë me moderatorin e “Nrrimi i natës” Alaudin Hamitin dhe ka bërë lojën me pyetje ‘Haje ose thuaje’.
Prezantuesja e njohur, është pyetur nga moderatori në një moment se sa para ka në llogarinë bankare dhe pasi ka bërë llogaritë, Liberta ka treguar të vërtetën pa doreza fare.
“Duhet të keni mbetur diku tek 8-9 mijë euro”. Sakaq moderatori nuk ka nguruar ta komplimentojë.
Link: https://youtu.be/UF8yc81PpxA?t=80
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlOJfZeB-gD/?taken-by=libertaspahiu