Pas hitit “Femnat”, Morena Taraku së afërmi do të sjellë një këngë të re. E veçanta e kësaj kënge është se do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin popullor Sabri Fejzullahu.
“Diçka e bukur po vjen,”- shkruan Taraku krahas një fotje ku shfaqet së bashku me Fejzullahun. Pak kohë më parë ishte Luana Vjollca ajo që solli një bashkëpunim me këngëtarin e muzikë popullore Bujar Qamili. Risjellja në ritme moderne e “Mi dhe flak mallit tim” rezultoi shumë e sukseshme. Nuk dihet nëse projekti i ri i Morenës do jetë një këngë krejt e re, apo përpunim i ndonjë suksesi të dikurshëm. Këtë do e tregojë koha.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dU7qjzwhOyc
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-K5lolWOJ/?taken-by=morenataraku