ShowBiz

Versioni modern i Lulies. Mos e humbisni!

Ka pak ditë që ka lansuar këngën e tij më të re “Oj Lule”, një këngë e cila ka filluar të dëgjohet gjithandej ku flitet shqip.

Arben Dibrani i njohur si Benito i ka servirur publikut një këngë të lezetshme për ta parë dhe për ta dëgjuar.

Nën ritmin e këngës që të shtyen menjeherë të bësh hapa vallëzimi, Benito i këndon Lules, një version modern i këngës “Oj lulie o llokum”.

“Lule lule oj lulije, zemren tem ti nije” janë fjalët me të cilat ai nis këngën për të vazhduar më pas me fjalët “Je ma e mira që kam pa, dashnia për ty s’ka fund”. Me këtë tekst ai ka ndërthurur mes tingujve refrenin e kengës “Oj lulie o llokum, llokumi me arra, ti per mu, ti per mu, gjithmonë je e para”.

Deri me tani kënga është pritur në mënyrë pozitive dhe është komentuar mjaft shumë nga njerëzit.

Për t’u bindur dëgjojeni edhe vetë atë përmes kanalit ArkivaShqip, kanalit më të madh në shqiptari.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KWEivGgonBc

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiznzK3BUKj/?taken-by=benito.02