ShowBiz

Samanta, debutimi më i suksesshëm i javës në Top Awards

Pas 5 muajsh mungesë, rikthehet duke marrë shumë vëmendje Samanta Karavella. Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar së fundmi ka publikuar prurjen e saj më të re, e cila ka bërë për vete menjëherë zemrat e publikut.

Pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj që nga bashkëpunimi saj me Ermal Fejzullahun, “Faj”, Samanta di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen në mënyrë që publiku të mos e ndjejë mungesën e saj.

Që në javën e parë të publikimit, “Kush jam” është dëgjuar dhe votuar pafund nga fansat, duke e futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ky projekt jo vetëm është bërë pjesë e listës që në momentet e para të publikimi, por ai është pozicionuar mjaft mirë, duke e shndërruar Samantën në debutimin më të miri të javës.

Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, kjo këngë renditet në vendin e 15-të për këtë javë, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat e kanë shijuar pafund prurjen e re të Samantës.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xSh1h7Efsbc

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bksc_Nchh6q/?taken-by=samantaofficial