ShowBiz

“Ç’mendim ke për motrat Vjollca?” Fiori Dardha jep këtë përgjigje

Trendi i fundit i Instagramit “Më bëj pyetje” ka përfshirë edhe gazetaren Fiori Dardha.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur gazetaren se ç’mendim ka për Luana dhe Marina Vjollcën.

“Gjatë gjithë viteve të mia në televizion (edhe në Top Channel) kam njohur e kam parë se si janë në marrëdhënie pune plot personazhe publikë që gëzojnë simpatinë e publikut, por dhe që në marrëdhënie njerëzore lenë për të dëshiruar. Shpesh ata që paragjykohen më shumë janë më korrektë e më me këmbë në tokë. Ndaj them me bindje se Luana Vjollca dhe Marina Vjollca janë ndër vajzat më të sjellshme të ekranit! Vajza për së mbari!”, është përgjigjur Dardha.

Link: https://www.instagram.com/fioridardha/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bi44tJTnd8k/?taken-by=luanavjollca