ShowBiz

Gati për të kënduar e kërcyer, erdhi “Lej lej” nga Agon Amiga dhe Teuta Selimit

Dashuria e vërtetë i përket vetëm një personi, një partneri dhe askujt tjetër. Të tjerëve u përkasin vetëm instiktet momentale.

Nëse ajo që ndjen është e vërtetë, atëherë nuk ke pse e fsheh ndaj botës.

Në thelb ky është mesazhi që përvjell klipi i ri i Agon Amiga dhe Teuta Selimit.

Stisur mes melosë disi orjentale dhe ritmeve moderne të hip-hop-it, “Lej lej” është një këngë që do e mbani mend gjatë, ndaj bëhuni gati për të kënduar e kërcyer.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=MWPx7vQUXgQ