Një nga modelet më të sukseshme shqiptare, Xhesika Berberi e vazhdon karrierën e saj në SHBA. Si një modele e kërkuar ajo lëviz shpesh në vende të ndryshme të botës dhe jeta e saj është nëpër aeroporte e pasarela.
Por, edhe pse me shumë angazhime profesionale, Xhesika Berberi na tregon herë pas here se ka edhe një tjetër pasion, që nuk ka lidhje me profesionin e saj.
Ajo është kulinaria dhe dëshira për të harxhuar orë të tëra në kuzhinë.
Kështu, modelja ka surprizuar ndjekësit duke gatuar ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve, që është bakllavaja. Ajo ka ëmbëlsuar një festë familjare në oborrin e shtëpisë.
Link: https://www.instagram.com/xhesikaberberi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlBTlQPHYrh/?taken-by=xhesikaberberi