Kur nuk ishte kaq e suksesshme sa është sot, ajo e adhuronte patrioten e saj dhe fliste me ngazëllim për Rita Orën.
Por pasi Dua Lipa e Rita Ora jetonin në të njëjtin vend s’u takuan asnjëherë, në media u aludua se dy artistet nuk kanë raporte të mira bashkë.
Por gjithçka e hodhi poshtë Dua kur të mërkurën në konferencën për shtyp mbajtur në Prishtinë. Ajo tha e entuziazmuar se do donte shumë që në festivalin Sunny Hill, të sillte edhe Rita Orën, duke i shtuar këtij emri, edhe emrat e njohur të Bebe Rexhës dhe Era Istrefit. Deklarata e Duas shkaktoi duartokitje dhe ovacione nga të pranishmët.
Link: https://youtu.be/ssxu3k-65eQ?t=53
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bl0IomJFbXD/?taken-by=dualipa