ShowBiz

Një familje yjesh, Albëria dhe Anxhelina zbarkojnë në palestër

Albërie Hadërgjonaj dhe me dy vajzat e saj, Agnesën dhe Anxhelinën, së fundmi duket se kanë gjetur mundësinë për t’u bashkuar të treja dhe për të shijuar momente të veçanta.

Madje ato kanë gjetur një mënyrë mjaft efikase për të qëndruar gjithmonë pranë dhe në të njëjtën kohë të kujdesen për trupin e tyre. Albëria dhe Anxhelina kanë filluar të ndjekin palestrën së bashku. Pavarësisht se Albëria, Agnesa dhe Anxhelina gjithmonë janë shfaqur në formë perfekte fizike, nuk mund të lënë pas dore kujdesin për trupin dhe shëndetin e tyre.

Kjo është një ide shumë e mirë për të ndarë kohën bashkë në mënyrë efektive.

Link: https://www.instagram.com/dorinamema_official/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhpZZHhnn_E/?taken-by=alberije_hadergjonaj