Shumë personazhe të rëndësisë së veçantë, mes tyre edhe muzikantë, politikanë dhe mbështetës u mblodhën të premten në Detroit të Shteteve të Bashkuara për funeralin e këngëtares Aretha Franklin.
E njohur si mbretëresha e muzikës Soul, Franklin ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare këtë muaj nga kanceri.
Funerali u përcoll me performancat e Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ishte po ashtu në mesin e folësve.
Franklin ka kënduar për herë të fundit në nëntor, në një mbrëmje gala në Nju Jork.
Më posht gjenden të përmbledhura fjalimet më emocionuese dedikuar mbretëreshës së muzikës Soul:
Link: https://www.facebook.com/bbcnews/videos/325826991503583/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/arethafranklin/photos/a.491597967810/10152599157012811/?type=3&theater