Aktualitet

Floreta Faber, Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, i jep lamtumirën e fundit senatorit John McCain

Një ndër personalitetet kyç të politikës amerikane, senatori i ndjerë John McCain po përcillet për në banesën e fundit sot në një cermoni që zhvillohet në Uashington. Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush dhe ish-Presidenti Barak Obama dhanë fjalimet e tyre në cermoninë e mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Dy të lartpërmendurit mundën McCain në dy fushatat e tij për t’u bërë president, në vitin 2000 dhe 2008. Sakaq m137sohet se Presidenti Trump nuk po e ndjek cermoninë.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber e cila ka punuar në një numër të konsiderueshëm çështjesh me senatorin McCain gjatë viteve të saj në Uashington DC, respektoi figurën e të ndjerit duke i dhënë lamtumirën. Senatori McCain ishte një hero i vendit të tij dhe një mik i popullit shqiptar dhe një ndër personat me ndikim kardinal në lartësimin e mardhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Video: https://www.c-span.org/video/?c4746585/ambassador-republic-albania-floreta-faber-bids-farewell-senator-john-mccain

Burimi i lajmit: https://www.c-span.org/video/?c4746585/ambassador-republic-albania-floreta-faber-bids-farewell-senator-john-mccain