ShowBiz

Ka bërë sherr me Rudina Dembacaj? Anna Lika flet troç

Anna Lika dhe Rudina Dembacaj janë një dyshe aktoresh mjaft të sukseshme në ekran dhe shumë të dashura nga publiku. Të dyja ndiqen nga një numër shumë i madh fansash. Sezonin e shkuar televiziv ato patën një bashkëpunim të frytshëm në “Mos i fol shoferit”. Aktoret u panë shumë shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe shakatë mes tyre nuk mungonin. Nuk zgjati shumë dhe sikur u distancuan.

Anna Lika ka nisur pushimet dhe nuk po i mbaron vera, e ndërsa Rudina ka kaluar një periudhë mjaft të bukur me familjen e saj. Kështu që duke mos parë asnjë foto të dy aktoreve së bashku lindën dyshimet nëse mund të ishin zënë.

E pyetur në Instagram nëse janë zënë vetë Anna është përgjigjur: Po, jemi zënë shumë keq, po këtë sezon do punojmë bashkë. S’e di si do t’ja bëjmë pa folur me njëra-tjetrën.

Humori tipik i Annës karaklterizon edhe këtë lloj përgjigje.

Link: https://www.instagram.com/anna_lika/

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News