Së fundmi ka qarkulluar në media lajmi se Eno Popi nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit në “Top Channel”. Zërat e parë të largimit të Enos nga emisionin “Wake Up” nisën në muajin qershor kur u përfol se ai do të drejtonte emisionin “Kutia e fundit”.
Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga ana e Enos, dyshimet nisën sërish teksa Ori Nebiaj e ftuar në emisionin “Thuaje me Pepsi”, tha se në shtator do të rikthehej vetëm ajo me Islin.
“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë sezon”, tha Ori Nebiaj.
Tashmë është zyrtare dhe mëse e qartë që ai nuk do të jetë pjesë e këtij emisioni. Pak orë më parë është publikuar edhe video-ja prezantuese e sezonit të ri televiziv, në të cilën shfaqen vetëm Isli dhe Ori.
https://www.instagram.com/p/BnTDATHhccC/?taken-by=isli_islami
Link: https://www.instagram.com/p/BnTDATHhccC/?taken-by=isli_islami
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmsgoVol8QS/?taken-by=enopopi