ShowBiz

Lë nam moderatori i Top Channel, bie nga karrigja në mes të emisionit

Që në momentet e para të emisionit , njëri nga moderatorët e ‘Fiks Fare” ka rënë nga karrigia. Dorian Ramaliu tenton të ulet këmbëkryq në karrige, por ajo rrëzohet bashkë me moderatorin.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërsa ende nuk dihet nëse ishte e qëllimshme për të tërhequr vëmendjen në nisje të sezonit të ri, apo ishte vërtet në një incident i vogël. Por duke njohur humorin brilant të drejtuesit të emisionit Filip Çakuli, që mbetet perla e humorit shqiptar, do të jetë e sajuar mjeshtërisht.
“Kur pushteti amortizon karrigen … E nisëm me një këmbë të mbarë se tjetrën e thyem”, shkruan Doriani.
Kujtojmë, se një vit më parë, dy moderatorët ngjallën komente kur në nisje të sezonit të ri, ata shkëmbyen një puthje në buzë me njëri-tjetrin. Strategji? Ndoshta!