Gazetarja e njohur Aulona Musta së bashku me vajzën e saj qenë të ftuarat e djeshme në emision “Rudina” në TvKlan. Gjatë intervistës Rudina dhe Aulona folën edhe për marrëdhënien me të bijat. Rudina u shpreh se nuk e ka qëlluar kurrë Mian dhe se mendon që nuk do e bëjë kurrë.
“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e fyej”, u shpreh moderatorja.
Ndërsa Aulona tregoi se ndonjëherë i shpëton një shpullë e vogël, por në shumicën e rasteve ajo dhe bashkëshorti e dënojnë duke i thënë të shkojë në dhomën e saj.
Ndërkohë që dy moderatoret vijonin bisedën mes tyre, vajza e Aulonës bënte akrobacira nëpër studio.
Link: https://youtu.be/PdnnucrbSUc?t=896
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan