ShowBiz

Bëhet nostalgjike zonja Eni. Publikon foton e rrallë të para shumë viteve

E njohur si ndërmjetëse e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në “E diela shqiptare”, juristja Eni Çobani është shndërruar në një nga personazhet më të dashur nga publiku.

Zonja Eni së fundmi ka publikuar një foto me djalin e saj.

Kjo shkrepje i përket shumë viteve më parë në kohën kur ai ishte akoma një foshnje. Prandaj Eni ka zgjedhur të shkruajë një dedikim për të: “Me dritën e syve që m’i dha jetës një tjetër kuptim”.

Që nga ai moment e deri më sot pamja e Enit nuk ka ndryshuar dhe portreti i saj vazhdon të përcjellë pozitivitet dhe ëmbëlsi.

Link: https://www.instagram.com/enicobani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Blh69N7FB2D/?taken-by=enicobani