Reperi i famshëm Stresi, ka bërë një rrëfim të pazakontë mbrëmë tek Arian Çani duke thënë se kishte njerëz që i shërbejnë atij në polici.
Madje, ai ka bërë një listë të shkeljeve që kishte kryer, por që policia asnjëherë nuk e kishte kapur për këto krime.
“Unë kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Holandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia.
Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas, por po re në dorë të tyre të ndalojnë, nëse jo vazhdon i qetë.
Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj.
Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjet pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë.
Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë.
Unë isha i dyshuar për armën. Atë natë unë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen.
Më nisën në Whatsaap faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë isha në kërkim.
Pas Gjirokastrës, unë shkova në Sarandë ku qëndrova për dy javë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë.
Ka patur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin, nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë isha në kërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza”, deklaroi Stresi për Çanin.
Link: https://youtu.be/MCdZ5Jd1ayM?t=266
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bnt8nXIFTUx/?taken-by=zoneelire.al