Ajo shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për bukurinë dhe format e saj seksi. Pasi provoi se mund të jetë shumë e zonja në aktrim, së fundmi Olta Gixharin po e shohim edhe si një sipërmarrëse.
Gixhari ka hapur zyrën e saj imobiliare e cila operon në fushën e shitblerjes dhe qirasë së pronave të paluajtshme. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, aktorja tregoi se prej 3 muajsh ka hapur zyrën e saj në Durrës nga ku punon së bashku me stafin e saj.
“Është muaji i tretë që unë kam hapur zyrën, por punën kemi gati 7-8 muaj që e kemi nisur. Nuk është fare e thjeshtë, aktrimi dhe sipërmarrja janë dy botë krejt të ndryshme, por po përpiqem t’i menaxhoj të dyja në linjën e duhur.
Shpesh kur jam në teatër jam me mendjen në zyrë ose me telefon sepse duhet të jem gjithë kohën e informuar lidhur me kërkesat e klientëve të cilët kanë kërkesa nga më të ndryshmet. Nuk e kam të caktuar kohën që kaloj në zyrë, ka javë që shkoj çdo ditë dhe ka ditë kur shkoj vetëm një orë apo dy në ditë”, tregoi Gixhari.
Link: https://youtu.be/w7QR1U9C-1E?t=237
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan