ShowBiz

Publikohet video e dasmës së Sarës dhe Ledionit. Vjollca Hoxha mbytet në lot

Sara Hoxha dhe Ledion Liço e kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare, para plot një muaji.

Çifti organizuan një dasmë madhështore në Como të Italisë ku kishin ftuar të afërm, miq, koleg, bashkëpunëtorë, personazhe të famshëm dhe dita e tyre e rëndësishme u komentua shumë në media.

Një muaj pas dasmës, Lori ka hapur një kanal në Youtube dhe ka publikuar prapaskenat nga dita e madhe.

Në një prej sekuencave të videos shihet nëna e tyre, Vjollca Hoxha e cila duke bashkëbiseduar me vajzat preket dhe përqafon të bijën që po martohet. Video e plotë gjendet më poshtë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=PPTkfgHZqLY

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=PPTkfgHZqLY