ShowBiz

Dashurie ndryshe nga të tjerat, rrëfehen Aurel Thëllimi dhe Elda Koçibelli

Çifti Aurel Thëllimi dhe Elda Koçibelli kanë një histori dashurie tejet e veçantë. Çifti ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer pikërisht këtë histori. Ata rrëfyen se janë njohur gjatë studimeve dhe që pas asaj kohe nuk janë ndarë më kurrë.

“Ne nuk kemi patur një dashuri të menjëhershme, kemi qenë shokë klase. Elda ka qenë vajzë shumë sistematike, mësonte shumë, ndërkohë unë isha natyrë rebele, më pëlqente ta merja jetën me sportivitet. Në Akademinë e Arteve ne gjithmonë debatonim dhe ka qenë Vikena Kamenica, ajo që na tha ju të dy do ta keni të ardhmen bashkë. Dhe vërtetë ndodhi që pas një viti, ne patëm impaktin e parë të dashurisë. Ne të dy qëndronim në Qytetin Studenti dhe ndonjëherë e bënim rrugën bashkë dhe ndonjëherë edhe stinët të ndihmojnë dhe duke qenë se e bënim rrugën bashkë dhe një natë i hodha dorën në qafë sepse binte shi dhe i kam marë edhe puthjen e parë. Elda u ndje shumë keq dhe më ka refuzuar. Por gjërat erdhën natyrshëm”, tregoi Thëllimi.

Ndërkohë Koçibelli tregoi se ajo ç’ka i ka pëlqyer më shumë tek bashkëshorti i saj ka qenë pikërisht humori i tij, që siç tregon ajo e lëkundte nga natyra e saj.

“Ne nuk kemi patur shoqëri të ngushtë, kishim përplasje mendimesh gjithmonë dhe mua prania e Aurelit më nervozonte, sepse ishte kundra rrymës. Gjithmonë i shmangesha. Por erdhi një moment që kur nuk grindeshim me njëri-tjetrin si shokë mua më mungonte kjo pjesë. Pastaj gjërat erdhën natyrshëm. Ajo që më ka pëlqyer tek Aureli ka qenë humori i tij. Gjithmonë më bënte për të qeshur dhe më lëkundte nga natyra ime. Kjo ka qenë ajo që më ka pëlqyer shumë, ndonjë gjë tjetër në mënyrë të veçantë jo. Mes nesh nuk mungon debati asnjëherë, madje e kemi të shpeshtë, por Aureli është shumë praktik”, tha Koçibelli.

Link: https://youtu.be/p5w5-ANqHwk?t=386

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn4TSi5FTZK/?taken-by=rudinamagjistari