Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko në 21 shtator, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Elita është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka nisur të zbulojë për fansat e saj detaje të përgatitjes së dasmës.
E teksa një ditë më parë tregoi se kishte bërë gati pajën, ajo sot zbuloi këpucët që do të mbajë veshur në këtë ditë të veçantë për të.
Në profilin e saj në “Instagram”, Elita ka publikuar sot një foto që tregonte se ka zgjedhur këpucët e markës “Jimmy Choo” të dizajnuar me perla dhe saten.
“Sacora” është një sandale vintazh e cilësisë më të mirë e dizajnuar me saten të bardhë dhe e mbuluar e gjitha me perla. Detaji kryesor është perla e madhe e vendosur në pjesën e sipërme.
Dhe sa i kanë kushtuar këto këpucë moderatores së njohur? Të dhënat zyrtare tregojnë se këpucët kushtojnë plot 1495 euro.
https://www.instagram.com/p/Bn3K4qxBhQi/?taken-by=elita.rudi
Link: https://www.instagram.com/p/Bn3K4qxBhQi/?taken-by=elita.rudi
https://www.instagram.com/p/Bn5vLNZhs5e/?taken-by=elita.rudi
Link: https://www.instagram.com/p/Bn5vLNZhs5e/?taken-by=elita.rudi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BY1d4KanOoT/?taken-by=gjikotheflyboy