Edi Manushi, deklaroi publikisht dy muaj më parë se do të hiqte dorë nga emisioni.
Kjo tërheqje e moderatorit të njohur të “Procesit sportiv”, do të vinte pasi ai dëshironte t’ iu linte stafetën brezave të rinj.
Por pavarësisht zërave për largimin e tij, Manushi në një foto të postuar nga gazetari Glenti Nallbani është shfaqur në shoqërinë e dy moderatoreve bukuroshe, Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës.
Në foton e publikuar Glenti ka shkruar “Ëndrra e Manushit u realizua. Një bjonde dhe një brune”, duke treguar se Edi Manushin do ta shohim përsëri në “Procesit sportiv” mes dy yjeve të reja të ekranit.
Link: https://www.instagram.com/glentinallbani/
Burimi i fotos kryesore: ©TopChannel