ShowBiz

Cila është marrdhënia e saj me vajzat e të shoqit? Rrëfehet Zaimina Vasjari

E ftuara e sotme në “Wake up” ka qenë këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, e cila ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Prej gati 9-muajsh Zaimina është bërë nënë për herë të parë dhe ka folur për dy vajzat e bashkëshortit të saj. Pak kohë më parë, ishte vetë këngëtarja që publikoi në profilin e saj “Instagram”, foto ku shfaqej vogëlushja e saj Khloe dhe dy vajzat e tjera të bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

Ato ishin fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së vogël, Kristelit.

E pyetur ditën e sotme në emisionin “Wake up” për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, ajo është shprehur: “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”.

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/1728484357281190/

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/1728484357281190/

Link: https://www.instagram.com/zaimina_vasjari/

Burimi i fotos kryesore:  https://www.instagram.com/p/Bn-ogo4nDmx/?taken-by=zaimina_vasjari