ShowBiz

“Dehet nga dashnia” Aurel Thëllimi, këngëtari tregon me kë është dashuruar

Aurel Thëllimi ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se është “i dehur” nga dashuria dhe se këtë ka dashur ta përcjellë edhe përmes këngës së tij më të fundit.

Njerëzit nuk dehen vetëm nga alkooli, por edhe një fiksim. Unë gjithmonë me miqtë e mi them se ndjenja është më e fortë se logjika, shumë njerëz thonë të kundërtën. por koha ka treguar që ka dalë fjala ime. Ja kam vënë unë titullin “Jam bo tap” sepse më pëlqen që ta them në këngë, atë që ndjej brenda vetes, që kënga të ketë 70 % nga gjendja ime aktuale. “Jam bo tapë” nga dashnia. Është ndjenja më e bukur që provon njeriu, që mund inteligjencën dhe gjykimin.
Por baritoni i Teatrit të Operas dhe Baletit që nga publiku i gjerë njihet për këngët e shumta të muzikës së lehtë, e tashmë edhe popullore, tregoi se personi me të cilin është “dashuruar” në këto momente, është pikërisht vetja e tij.

Në këto momente kam filluar të jem pak më egoist, të përqëndrohem më shumë tek vetja, ta dua edhe më shumë. Kam filluar që të shoh se çdo ditë që kalon, dua të jem më i realizuar, nuk dua të më ikë asnjë ditë pa e shfrytëzuar.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cgM8c2QkW74

Link: https://www.youtube.com/watch?v=X_Qljo-yrQE

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bng8V_7nvLF/?taken-by=aurelthellimi