Arian Çani ka nisur një sezon tjetër në Tv Klan dhe çdo të premte, për disa orë rresht mban të mbërthyer publikun me “Zonë e lirë”
Por a ka menduar ndonjëherë ta sjellë si risi në programin e tij një bashkëprezantuese? Ajo që mban gjithmonë emrin Sophie është asistentja që e ndihmon Çanin me të ftuarit, ndërsa të gjithë pjesën tjetër të programit, gazetari dhe moderatori e menaxhon vetë duke ia dalë mbanë me sukses. Po sikur të ketë një kolege në krah?
Këtë të shtunë, një ditë pas programit të dytë për këtë sezon, Çani do të jetë i ftuar në Pop Culture për të rrëfyer disa sekrete televizive.
Përballë Dojna Memës, ai është i papërmbajtshëm dhe i përgjigjet edhe pyetjes së saj pikante, me shumë mirësjellje: “Nëse do ishe i detyruar të bashkëprezantoje me dikë tjetër, kë do zgjidhje?” – e pyet moderatorja dhe Çani, pa u menduar fare, ia kthen: “Ty… Sinqerisht!” E pabindur, Dojna e pyet nëse do të vijë në Top, Ariani sakaq hesht.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=4C7n8NlWyWI
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10150102113319196/10154732572259196/?type=1&theater