ShowBiz

Gjiko dhe Elita Rudi kërcejnë “Bugatti” në dasmën e tyre

Në një ceremoni madhështore Gjiko dhe Elita Rudi kanë kurorëzuar dashurinë në martesë. Të ftuar kanë qenë plot 700 veta, mes tyre edhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Por përpos kërcimit tradicional që shohim në dasma, Gjiko dhe Elita kanë vendosur që të sjellin një atmosferë ndryshe në dasmën e tyre.

Çifti i sapo martuar kanë bërë kërcimin e njohur të Gjikos në këngën e tij “Si Bugatti”. Në videon më poshtë, publikuar nga Ledri Vula, mund të shihet reperi që bënë këtë kërcim i veshur me syze, ndërsa Elita përpiqet të ulet ndonëse e pengon pak fustani i nusërisë.

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoAOnAehrw7/?taken-by=artistet_shqiptare