ShowBiz

“Shkoj në spital, nuk rri dot në shtëpi se më kujtohet ajo”, Kujtim Prodani ndan dhimbjen me Çanin

Këngëtari i njohur Kujtim Prodani ende e vuan ndarjen nga jeta të nënës së tij pas 2 vitesh që ajo ka vdekur.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kujtimi ka rrëfyer se vazhdon që të ndiejë dhimbje dhe shkon tek mjekët pasi ka luhatje tensioni.

“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj”, ka rrëfyer ai dhimbjen e tij.

“Ju që i keni nënat dhe i keni pranë tani, përkëdhelini”, u shpreh Kujtimi.

Link: https://youtu.be/5aZsMEnYWmc?t=398

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iK9l66d-NlE

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan