17 Nëntori 2014 është një datë e hidhur për grupin e njohur West Side Family. Në këtë datë humbi jetën Dr. Flori, e së shpejti mbushen plotë 3 vite nga ajo ditë.
Dy shokët e tij të grupit, nuk e kanë harruar, madje e kujtojnë shpesh me fotot që postojnë.
Në një foto të postuar ditën e sotme në Instagram, Landi shkruan se pas 17 Nëntorit kanë kaluar tre vite shumë të vështira, por grupi kurrë nuk ka ndaluar, duke sjellë plot tre projekte shumë të sukseshme: “Beso”, “Komshia” dhe “E imja”.
Mesa duket vendin e Florit në grup e ka zënë vëllai i tij Albani.
“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për WestSideFamily.
Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.
3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.
3 duket të jetë numër i suksesshëm.
3 pika për retiçencë”, ka shkruar Landi krah fotos së publikuar.
https://www.instagram.com/p/BoD53EAlwm0/?taken-by=landifornia
Link: https://www.instagram.com/p/BoD53EAlwm0/?taken-by=landifornia
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnbhwbGlI0x/?taken-by=landifornia