ShowBiz

Anila Çela, nuk mban dot të qeshurën, çfarë ndodhi në emision që e bëri të mbajë barkun me dorë?

Gjatë transmetimit të emisionit të saj, Anila Çela është ‘’shkrirë” së qeshuri.

Ajo ka qeshur aq shumë dhe me shpirt gjatë një prej pasditeve të saj në punë, me mikeshat që kishte të ftuara në studio, saqë realisht i kanë dalë lot nga sytë.

Por çfarë ndodhi e çfarë u tha që moderatorja e të ftuarat qeshën aq shumë?

Tema e bisedës ka qenë për “nënat Barbie”, ato zonja, të cilat janë bërë nëna, por që sërish kanë kujdes të madh për veten e tyre dhe duken tamam si kukulla Barbie.

Njëra prej të ftuarave ishte duke folur për ndryshimin e kodeve të  profileve në rrjetet sociale, e teksa ka qenë duke biseduar në studio, ka treguar se cili është fjalëkalimi i saj aktual.

Kjo ka shkaktuar një hilaritet të papërmbajtshëm.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=moVYBsSPaCA

Burimi i fotos kryesore: ©Vizion Plus