ShowBiz

“Zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit. Ç’po ndodh me Stresin dhe të fejuarën e tij?

Stresi dhe Kejsi kanë tre vite e gjysmë që jetojnë një histori dashurie dhe së fundmi e kanë bërë publike lidhjen e tyre. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë pengesa e megjithatë ata ja dolën mbanë të qëndronin pranë njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë Stresi dhe Kejsi zyrtarizuan lidhjen e tyre, duke u celebruar. Por duket se çifti i njohur po kalon një krizë dhe gjërat mes tyre nuk po ecin siç duhet.

Stresi dhe Kejsi kanë fshirë çdo gjurmë si çift nga rrjetet sociale. Ata nuk kanë më asnjë fotografi së bashku dhe përveç kësaj Stresi nuk e ndjek më Kejsin në ‘Instagram’.

Megjithatë nuk dihet nëse ky është një vendimin definitiv nga ana e të dyve apo thjesht një ndarje e përkohshme për shkak të problemeve që mund të kenë bashkë. Stresi në një rrëfim të pak ditëve më parë në “Zonë e Lirë”, tregoi se kanë plan të bëjnë një dasmë me familjarët e afërt. Ndoshta çifti duan sa më pak vëmendje në ditën e tyre speciale.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mqP5i5MmiAo

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Blr2QkMhOsE/?taken-by=bkc___