ShowBiz

Pas lajmeve për aksidentit, Alketa Vejsiu flet për gjendjen shëndetësore të Vera Grabockës

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë në media lajmi se një nga profesionistet më të sukseshme të ekranit, Vera Grabocka kishte pësuar aksident.

Lajmet për aksidentin i ka hedhur poshtë moderatorja Alketa Vejsiu e cila ka treguar se Vera thjesht ka ndrydhur pak kaviljen gjatë ecjes në pyll, por fatmirësisht është si kokrra e mollës.

“Vera Grabocka eshte si kokrra molles! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund te heqe dore nga rituali i ecjes cdo dite ne Pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e ben me mire se balerinat”, ka shkruar ndër të tjera moderatorja.

Gjithashtu ajo ka shtuar se Vera ka vijuar normalisht jetën dhe punën, madje dhe dje ka qenë në transmetimin e natës së dytë të Dance With Me dhe u ka bërë thirrje mediave të bëjnë kujdes me titujt.

https://www.instagram.com/p/BoJmiWIApwq/?taken-by=alketavejsiu

Link: https://www.instagram.com/p/BoJmiWIApwq/?taken-by=alketavejsiu

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn57FVoASMa/?taken-by=alketavejsiu