ShowBiz

Humbi 36 kg për 9 muaj, ndan eksperiencën Mateus Frroku

Këngëtari i njohur Mateus Frroku ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’ . I pranishëm gjatë verës nëpër qytetet e Shqipërisë, si pjesë e ekipit të ‘Maratona e këngës’, këngëtari ra në sy për ndryshimin e dukshëm në fizik, pasi kishte humbur dhjetra kilogramë.

“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte që performancat e mia në skenë filluan që të kishin lodhje dhe thashë: ‘Prit tani, se kjo është ajo gjëja për të cilën ti do të jetosh dhe për të cilën ti punon kaq shumë. Nuk duhet që të bëhesh vartës i dëshirës për të ngrënë ushqim apo për të mos qenë i kujdesshëm për fizikun tënd’. Mora një vendim duke mos e ditur se si do të reagonte fiziku im. Fatmirësisht, ia dola dhe tani jam në një ditë që në rast se nuk bëj regjimin tim apo ecjen e zakonshme, më duket sikur i kam marrë 36 kilet që kam lënë”, – tregon Mateus.

Link: https://youtu.be/0nEKhMNTPRo?t=36

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=m6UY2Ui6bCU&t=8s / https://www.youtube.com/watch?v=eupHn3nJ1xo